COVID-19

Në Kosovë janë kryer mbi 16 mijë teste për COVID-19

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 16 mijë testime.

Sipas, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08 shkurt deri më 08 qershor, janë testuar saktësisht 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Nga data 08 shkurt deri më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, njofton IKSHPK.

Ndryshe, në Kosovë dje janë shëruar edhe 22 pacientë kurse, janë shëruar 29 raste  të reja. /21Media