Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në Kosovë, 2.3 për qind e të infektuarve me COVID-19 përfunduan me vdekje

Janë 1,545 persona që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë. Rasti i parë i të prekurit me COVID-19, ishte regjistruar në muajin mars të vitit të kaluar.

Në total, deri tash në Kosovë janë regjistruar 64 mijë e 509 raste pozitive. Nga ta, 56 mijë e 28 janë shëruar, ndërsa janë edhe 6,946 raste janë aktive.

Përkthyer në përqindje, në raport me numrin e të infektuarve, i bie që 2.39 për qind e të infektuarve kanë përfunduar me vdekje.

Janë shëruar 86.8 për qind e të infektuarve, ndërsa janë 10.7 për qind raste aktive.

Nga marsi deri tash janë kryer 268 mijë testime, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në nivel botëror, përqindja e të vdekurve është më e ulët. Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, dy milionë e 408 mijë persona kanë vdekur, nga 109 milionë e 162 mijë rastet e regjistruara, që i bie në 2.2 për qind nga gjitha rastet. RTK