Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Në korridorin e kabinetit të kryetarit Muhaxheri, pritet të shtrohet tepihu që kushton rreth 1 mijë euro

Rreth 1 mijë euro është kosto për tepihun për të cilin komuna e Pejës ka kontraktuar, për ta shtruara atë në korridorin për te hyrja e kabinetit të kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Mjetet për nënshkrimin e kësaj kontrate, komuna i siguroi nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe nga të hyrat vetanake.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të cilin Komuna e Pejës e publikoi në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës “e-prokurimi”, kontrata në vlerë të përgjithshme 980 euro, u nënshkrua me kompaninë “Adrijan Zeka B.I.”.

Kërkesat nga dosja e tenderit, janë që tepihu duhet të jetë me gjatësi 20 metra ndërsa gjerësi 2 metra.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedurë e vlerës minimale, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.