Në kohë pandemie, në qendër të Skenderajt organizohet aheng me 80 persona

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor një person pasi që në lokalin e tij e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona prezent.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, dje rreth orës 16:50.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Për shkak të situatës me COVID-19 në Kosovë është i ndaluar organizimi i ahengjeve dhe grumbullimi i më shumë se pesë personave në ambiente publike.

Komuna e Skenderajt gjendet në zonën e verdhë të rrezikshmërisë nga përhapja e COVID-19.