COVID-19

Në Klinikën Infektive po mjekohen 12 pacientë me COVID-19

Ineftologu Salih Ahmeti ka dhënë informacione në lidhje me pacientët që po trajtohen në Klinikën Infektive.

Ahmeti ka treguar se në këtë klinikë po trajtohen 12 pacientë, shkruan RTV 21.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 12 pacientë me Covid-19. Dy janë me oksigjenoterapi dhe dy në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ai.

Në komunën e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë paraqitur edhe 9 raste të reja me COVID-19, që thuhet të jenë raste kontakti. U bëhet thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse.