Në Klinikën Infektive janë edhe 7 pacientë me coronavirus

Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjenden të hospitalizuar 11 pacientë.

Sipas raportit të Klinikës Infektive të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 pacientë.

“Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19, në gjendje stabile janë 4 raste, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv”, thuhet në raport.

Ndërsa, sot do të lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, kurse vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.