Dy pacientë me Covid 19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive në QKUK, janë duke u trajtuar 108 pacientë me COVID-19.

Nga këta, 64 janë me okigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kurse në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste, të cilët janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Po ashtu, aktualisht prej këtyre 108 pacientëve, 2 janë të shëruar, por që vazhdojnë mjekimin.

Në raportin ditor të Klinikës Infektive bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë lëshuar nga kjo Klinikë 11 pacientë, 2 prej të cilëve janë shëruar plotësisht.

Deri më tani në Kosovë në total janë të infektuar 3,703 persona, 1,046 janë shëruar dhe 79 kanë vdekur.

Ndërsa nga dita e djeshme kanë hyrë në fuqi masat e reja parandaluese të Qeverisë, ndaj COVID-19. Sipas këtyre masave, nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit sektori i gastronomisë mbyllet krejtësisht në gjithë Kosovën, ndërsa në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt e Vushtrrisë është vendosur ‘ora policore’ në këtë orar.