Në Klinë dyshohet se djali ushtroi dhunë ndaj babait

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk është raportuar për lëndime trupore.

I arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.