Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në Kirurgjinë Torakale gjatë këtij viti janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste të tumoreve të gjirit

Në sallat e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga 1 janari deri me 21 tetor 2021, janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste patologji të gjirit, tumore beninje dhe malinje.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë kryer 340 operacione, ndërkaq në vitin 2019 janë realizuar 578 operacione të kësaj natyre.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në dy vitet e fundit kishte numër më të vogël të operimeve në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së, thuhet në njoftim.