Foto: Ilustrim

Në Kirurgjinë Plastike në QKUK do të operohen gjashtë gra për rikonstruktimin e gjirit

Në Kirurgjinë plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të fillohen të bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se sipas programit, për tri ditë do të operohen gjashtë gra.

“Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Kirurgjinë Plastike kanë filluar kontrollet mjekësore të grave, që janë operuar nga kanceri i gjirit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Përfaqësuesi i një kompanie private së bashku me kirurgët plastik, Erik Vogelenzag, i kanë dhuruar QKUK-së donacionin protezat e gjirit përderisa udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global kanë bërë matjen e ekspanderëve inore dhe implanteve të duhura te gratë që ishin në listë për operim.