Në Kirurgjinë Abdominale në QKUK, është kryer intervenimi për heqjen e peshës së tepërt nga trupi

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qëndrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi për heqjen e peshës së tepërt nga trupi i pacientes 52 vjeçare.

“Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacientja i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit)”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit, pacientja është liruar për në shtëpi shtatë ditë pas operimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar të ofroj shërbime shëndetësor të cilat më parë ishin kryer jashtë vendit, thuhet në njoftim.