Foto: Ilustrim

Në këto tri pika kufitare të Kosovës kërkohet testi për Covid-19

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, po kërkohet testi negativ për Covid-19.

Në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar thuhet se në tri pika të daljes nga Kosova kërkohet testi për COVID-19.

Nga Tabela e mëposhtme e publikuar nga QKMK, pikat kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit po kërkojnë test negativ për coronavirus.

Kosova ka 4100 raste me coronavirus ku në mesin e tyre 86 kanë vdekur.