Moti - Foto: Rtv21

Në këtë komunë të Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të shënohet temperatura më e ulët

Komuna e Kamenicës ka shënuar temperaturat më të ulëta gjatë ditë së sotme deri në -16.7 gradë celsius.

Kështu ka bërë të ditur Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Sot temperatura më e ulët u regjistrua në Kamenicë deri në -16.7 gradë celsius, pasuar nga Ferizaj me -16 gradë. Derisa, në Prishtinë temperatura për sot shkoi në -13 gradë Celsius”, ka thënë Aliu.

Nga IHMK bëhet e ditur se mot i tillë me temperarura minus pritet të mbajë edhe ditëve në vazhdim.

“Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar. Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore”, thuhet në një njoftim të institutit.

Sipas tyre, ngricat do mbesin të pranishme ku më të ashpra do jenë në zonat e larta malore.