Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet kosovari në Morinë, do ekstradohet drejt Belgjikës

Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin H.H me qëllim ekstradimin drejt Belgjikës.

Sipas njoftimit të policisë, 69 vjeçari, banues në Ferizaj, Kosovë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Arrestimi i tij i bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”, informon policia. oranews