Në katër raste të raportuara për dhunë ndaj grave, të dyshuarit janë burra

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të PK, rastet kanë ndodhur në Drenas, Graçanicë, Gjakovë dhe Gjilan.

Në Drenas, rreth orës 18:00 të ditës së djeshme burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas. Për këtë rast policia në raportin 24 orësh ka thënë se nuk ka pasur lëndime kurse të njëjtit janë liruar pas intervistimit.

Edhe në Graçanicë burri ka rrahur gruan dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. Gruaja ka pranuar tretman pas lëndimit. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Edhe në Gjakovë, një grua ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Burri është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan. Burri ka rrahur gruan. I njëjti është dërguar në mbajtje.