Reshjet e bores

Në katër komuna ka probleme me energji elektrike si pasojë e reshjeve të borës

Katër komunat, Ferizaj, Prishtina, Mitrovica e Prizreni kanë pasur probleme me energji elektrike si pasojë e reshjeve të borës të cilat nisën në orët e mëngjesit të sotëm.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se për shkak të, e shoqëruar edhe me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike”- ka njoftuar KEDS-I përmes rrjeteve sociale.

Të njëjtit gjithashtu kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i ka siguruar të njëjtit se do pu punojnë e që që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.