Në karrocë invalidësh, Ambasadori gjerman demonstron vështirësitë e fëmijëve me nevoja të veçanta

Ambasadori gjerman në Kosovës, Christian Heldt i është bashkangjitur fushatës së UNICEF në Kosovë, “#visa4children”, për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Heldt përmes një postimi në Twitter ka postuar fotografi në të cilat shihet duke demostruar vështirësit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Këtë demostrim Heldt e ka bërë duke qarkulluar në rrugët e Prishtinës i ulur në karrocën për personat me aftësi të kufizuara.

“Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka lancuar një fushatë të mrekullushme me 120 karroca. E kam pranu me kënaqësi sfidën nga shefi i zyrës së UNICEF ne Kosovë, Murat Sahin, dhe e kam ridefnu sfidën për nje ecje me karrocë nëpër Prishtinë. Bashkëndjesia është aftësi për ta ndryshuar këndvështrimin. Ne lëvizim lirshëm dhe pa pengesa dhe nuk jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është për njerëzit me aftësi të kufizuara, e në veçanti për fëmijët. Provojeni edhe ju këtë eksperiencë: vetura të parkuara në trotuare apo kafiteri pa toalete të qasshme”, ka shkruar Heldt.

Ai ka shkruar se të njëjtat situata nga fëmijët me aftësi të kufizuara hasen edhe në shkolla.

“Përderisa ka qasje në ndërtesë dhe në kat të parë, por kabineti i kimisë dhe toaleti nuk jane të qasshme. Dhe… Duhet pra të bëjmë më shumë të ju ofrojmë qasje të barabartë. Fillojmë më së miri duke e vendosur vetën në këpucat e tjetrit apo në këtë rastë në rrotat e karrocës. I njëjti diskutim në Gjermani ka rezultuar me ngritje të vetëdijes. Nëse ndërmerrni hapat e duhur, ashtu si ne, do të arrini të tejkaloni këto pengesa të hidhura për të prekurit”, ka thënë Heldt.

Ambasadori ka bërë apel që të ndihmohen fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë që të tejkalojnë pengesat duke u sigurar qasje në informatë.

“E sfidoj sektorin privat në Kosovë të mbështes fushatën e UNICEF-it në kosovë për dhurimin e tabletëve dhe llaptopëve për këta fëmijë”, ka shkruar Heldt.

Zyra e UNICEF në Prishtinë  jav e kaluar ka njoftuar se ka vendosur mëngjesin e sotëm 120 karroca me çanta shkolle në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë në shenjë thirrjeje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me nevoja të veçanta.

120 karroca me çanta shkolle vendosen në sheshin ‘Skënderbeu’

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!