Kamenica
Në Kamenicë sot dezinfektohen institucionet publike
Komuna e Kamenicës ka paralajmëruar se sot do të bëhet dezinfektimi i institucioneve publike në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen nga coronavirusi.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë dezinfektuar Lokalet, restaurantet dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve.
Në njoftimin e lëshuar nga komuna, kryetari Qëndron Kastrati i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos krijojnë panik.
“Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar të gjitha bizneset që i janë përgjigjur vendimit të komunës. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijojnë panik nga situata e krijuar, këto masa janë ndërmarrë vetëm për parandalim dhe kujdes të shtuar ndaj COVID-19”,thuhet në njoftim.
Ndonëse në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të prekjes nga coronavirusi, qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masazh duke përfshirë ndaljen e procesit mësimor si dhe dezinfektimin e hapësirave.