Pamje brenda ndërtesës së FBI-së në Uashington

Në Kaliforninë Jugore gjenden 33 fëmijë të zhdukur

33 fëmijë të zhdukur u gjetën këtë muaj në një operacion kundër trafikimit njerëzor të udhëhequr nga zyra e FBI-së në Los Anxhelos.

Nga 33 fëmijët e gjetur gjatë operacionit “Engjëjt e Humbur”, tetë ishin duke u shfrytëzuar seksualisht në kohën kur ishin gjetur.

Ky operacion filloi më 11 janar, raporton CNN.

Disa nga viktimat e tjera të shpëtuara gjatë operacionit ishin shfrytëzuar seksualisht në të kaluarën dhe konsideroheshin fëmijë të pambrojtur të zhdukur.

Sipas FBI-së, një trafikant i dyshuar është duke u përballur me akuza si rezultat i operacionit dhe disa hetime të tjera janë hapur.

Janari është muaji i ndërgjegjësimit për trafikimin njerëzor.