Foto; KALLXO.com

Në javën e parë të gushtit, policia e Ferizajt realizon 40 urdhëresa të gjykatave

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se vetëm në javën e parë të muajit gusht nga data 1-7, ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për media, Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 &0290/322-406.