Pamje nga provat për shfaqjen ‘Rebounds. A BasketBallet’. Foto: BKK.

Në janar Baleti Kombëtar do të japë shfaqje në Berlin

Baleti i Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se më 04.01.2024 dhe 05.01.2025 do të japë shfaqje në Berlin të Gjermanisë.

Para publikut gjerman do të prezantohet me shfaqjen “Rebounds A. Basketballet” nën koreografinë e Friederike Lampert.

“Shfaqjet e BKK në Berlin do të mbahen në teatrin Theater HAU1 – Hebbel Theater”- thuhet në njoftim.

BKK është ftuar nga festivali “Raven” për të dhënë shfaqje në Berlin.

Shfaqja “Rebounds. A BasketBallet” është krijim i stilit bashkëkohor, e që eksploron kërcimin dhe cilësinë muzikore të një loje basketbolli duke parë modelet e dyshemesë, konstelacionet e lojtarëve, ritmet e topit, strukturat e lojës dhe ndërveprimin e rendit dhe kaosit.

Premiera e baletit “’Rebounds. A BasketBallet” është dhënë më 15.02.2024 në Prishtinë.