Ilustrim

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit nga coronavirusi vdiqën 349 persona

Në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit kanë vdekur 349 persona, apo 19 persona më pak se një ditë më parë që ishte dita më e rëndë për Italinë që nga shfaqja e COVID-19, raporton media kroate index.hr.

Sipas raportimeve të fundit në Itali numri i përgjithshëm i të infektuarve është 27,980 persona, përderisa në 24 orët e fundit janë raportuar 3,233 raste të reja.

Në total në Itali momentalisht numri i të vdekurve ka arritur në 2,158 persona.

Deri më tani janë shëruar 2,749 persona, ndërsa në mjekim intensiv janë 1,851 të infektuar me COVID-19.

Sipas statistikave në kohë reale, aktualisht në botë janë regjistruar 174,893 raste, ndërsa janë 6,687 viktima, dhe numri i të shëruarve arrin në 77,867 persona.

Së fundmi janë konfirmuar edhe dy raste të reja me coronavirus në Kosovë, duke e rritur numrin e të prekurve në 15.

Edhe dy të prekur me coronavirus, numri shkon në 15

Në Kosovë tashmë janë marr masat e para, ku edhe tri komuna janë izoluar, ndërkohë problemet e pajisjet mbrojtëse, siç janë edhe maskat, janë shfaqur në shumë prej spitaleve kryesore të vendit.

Kallxo.com ka raportuar se një donacion me mbi 1 milion maska nga Kanadaj ishin refuzuar nga ish ministri Uran Ismaili.

Ministria e Uran Ismailit kishte refuzuar donacionin me 1 milion maska nga Kanadaja