Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Në Grykën e Deçanit arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Grykën e Deçanit, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, gjatë kontrollit të bërë në objektet e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike kallashnikovë, me një karikator të zbrazët dhe një pushkë njëzetëshe me një karikator të zbrazët.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.