Në Graboc të Pejës identifikohen mbetje mortore, Prokuroria heton rastin

Mbetjet mortore të një trupi të pajetë janë gjetur sot në fshatin Graboc të Pejës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, dyshohet se bëhet fjalë për mbetje mortore të kohës së luftës së vitit 1999.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikci.

“Prokurorja kujdestare Valbona Disha Haxhosaj, pasi është njoftuar me rastin la lëshuar urdhëresë për ekzaminim nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë” tha Nikçi.

Nikçi shtoi se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria.