
Në Gjilan e Shtërpcë, dy persona raportohen të zhdukur
21.1.2025 - 11:01
Dy persona, një në Gjilan dhe një në Shtërpcë, raportohen të zhdukur në 24 orët e fundit.
Në Gjilan një shtetas kosovar – sipas Policisë – ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Kurse në Shtërpcë raportohet se një grua që nga 18.01.2025 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Për të dy rastet, Policia ka ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.