Ilustrim

Në gjendje të dehur gruaja sulmon policin

Një sulm ndaj një një polici ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas policisë, është arrestuar një grua nën dyshimin se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuar është ndaluar deri në këndellje dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Luan Haradinaj’ të kryeqytetit rreth orës 02:20.