Në gjendje të dehur ekspozon armën, arrestohet

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ekspozuar armën. Rasti ka ndodhur në fshatin Kamenicë të komunës së Istogut.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur në një lokal kishte ekspozuar një revole për të cilën kishte leje dhe e njëjta i është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

“Po ashtu gjatë kontrollit në pronën e tij është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pa leje e llojit ‘AK 47’. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.