Protesta kundër grevës në arsim/ Foto: KALLXO.com

Në Gjakovë u protestua kundër grevës në arsim

 

Sot në Gjakovë është protestuar  për të kundërshtuar grevën në arsim.

Me moton “ dua të ec në rrugë të dijës”, “fëmija im ka të drejtë të edukohet”, “fëmijët duhet të mësojnë dhe jo të pësojnë”, është marshuar drejt rrugëve të qytetit.

Greva është organizuar nga prindërit dhe organizatat e shoqërisë civile. Asaj ju kanë bashkëngjitur edhe qytetarë të tjerë dhe fëmijë të cilët me pankarta në duar, kërkuan rikthimin në bankat shkollore.

Protesta është paralajmaruar para pak ditësh nga disa prind të cilët morën këtë inciativë.

Po ashtu edhe në Pejë me 19 shtator, prindërit kanë protestuar për kthimin e nxënësve në shkolla.

Motoja e marshit ka qenë: “Qeveri, SBASHK duam zgjidhje, duam rikthimin në bankat shkollore për fëmijët tanë”.

Këshilli i Prindërve në Pejë këtë protestë e kishte organizuar me pëlqimin e Komunës së Pejës.

Sot ishte paraparë që Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të diskutojë lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe kryetarin e SBAShK, Rrahman Jasharaj, mirëpo ky i fundit ka munguar në këtë takim.

Në fotot që i ka siguruar KALLXO.com shihet që Jasharaj nuk ka qenë pjesë e këtij takimi, por vetëm një pjesë tjetër të SBAShK-ut.

Këtë të mërkurë në takimin mes SBAShK-ut dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport kishte pasur përplasje qëndrimesh mes Deputeti të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Deputeti Basha e kishte akuzuar Jasharajn se po i mban peng fëmijët, duke vijuar greva në shkolla, ndërsa Jasharaj i ishte drejtuar Bashës duke i thënë këtij të fundit se ai është fajtor për gjendjen e krijuar..

Greva e përgjithsme në sektorin publik ka filluar nga data 25 gusht dhe deri tani ende nuk është arritur një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.

Megjithatë, në disa shkolla të Kosovës mësimdhënësit e kanë ndërprerë grevën dhe e kanë filluar mësimin.

Protesta kundër grevës në arsim/ Foto: KALLXO.com
Protesta kundër grevës në arsim/ Foto: KALLXO.com
Protesta kundër grevës në arsim/ Foto: KALLXO.com