Në Gjakovë arrestohen 4 persona, nuk respektuan masat ndaj COVID-19

Katër persona janë arrestuar në Komunën e Gjakovës pasi nuk respektuan masat e Qeverisë për përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Edhe pse Kosova është duke thyer rekorde për nga numri i rasteve më COVID-19, persona të ndryshëm nuk po respektojnë masat anti-Covid.

Personat e tillë policia është duke i arrestuar apo gjobitur.

Përveç komunës së Gjakovës, edhe në Vushtrri e Suhareka ka pasur arrestime për mosrespektim të masave të qeverisë në luftën ndaj pandemisë.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19