Foto: Ilustrim

Në Fushë-Kosovë vëllai rrah motrën, në Podujevë djali babanë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor rastet kanë ndodhur në Fushë-Kosovë dhe në Podujevë.

Sipas Policisë, në Fushë-Kosovë është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për rastin në Podujevë, Policia ka njoftuar se një i dyshuar burrë ka sulmuar babanë pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.