Në Fushë Kosovë, pritje e madhe për votat me kusht

Në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, qytetarët janë ankuar se po ka shumë pritje dhe se nuk po respektohet radha për votuesit me kusht.

Një votues i ka paralajmëruar vëzhguesit se nëse nuk marrin masa do t’i lajmërojnë në polici.

Sipas vëzhguesve të KALLXO.com, në Fushë Kosovë është vetëm një klasë ku po votohet me kusht dhe ka shumë pritje që nga orët e hershme të mëngjesit.