Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Në Fushë Kosovë dhe Shtërpcë raportohen dy raste të dhunës në familje 

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. 

Në Fushë Kosovë, të enjten, më 17.10.2024, Policia njofton se është arrestuar një burrë  pasiqë pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht një grua, shtetase të Shqipërisë. 

Siç raporton Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistmit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Shtërpcë, ku siç njofton Policia, mëngjesin e së enjtes, më 17.10.2024 një burrë tjetër është shoqëruar në stacion policor pasi kishte suklmuar fizikisht një grua. 

Pas intervisitimit, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Policia, sot më 18.10.2024.