Prishitna, Foto: KALLXO.com

Në fundjavë pritet të ketë reshje shiu

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë ekstrem lart”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat maksimale të premten pritet të jenë deri në 37 gradë celsius.

Derisa, të shtunën, parashihet rënie e temperaturave dhe reshje të dobëta shiu.

Sipas institutit, reshjet pritet të nisin të premten mbrëma me vazhdim gjatë fundjavës në periudha të ndryshme kohore.

“Gjatë fundjavës parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike”, thuhet në njoftim.