Në Francë nga sot 10 euro pako e gati të gjitha llojeve të cigareve

Përveç kufizimit të lëvizjes, qytetarët e Francës do të përballen që nga sot edhe me shtrenjtim të disa produkteve.

Duke filluar nga sot, në Francë një pako cigare për shumicën e llojeve do të kushtojë së paku 10 euro, që është edhe qëllimi i Qeverisë franceze.

Disa prej llojeve të cigareve tashmë shiten me këtë çmim.

E disa janë shtrenjtuar për së paku 50 centë.

Kështu, një pako “Winston” do të shitet 10 euro, ose 50 centë më shtrenjtë se dje, e “Marlboro” 10.4 euro.

Edhe pakot e duhanit të grirë do të shiten për rreth një euro më shtrenjtë, njofton “Le Parisien”.

Në tri vitet e fundit, me ngritjet e rregullta dhe radhazi, çmimi i pakos së cigareve është rritur për rreth 3 euro, duke kaluar nga 7 në 10 euro.

Po ashtu, që nga sot është shtrenjtuar edhe çmimi i gazit.

Tarifat janë për 1,6 për qind më të larta në raport me muajin tetor.

Gazi që përdoret nga familjet për kuzhinë do të jetë për 0,4 për qind më i shtrenjtë, për 0,9 për qind më i shtrenjtë për familjet që e përdorin për kuzhinë dhe për ujë të nxehtë dhe për 1,7 për qind për familjet që ngrohen me gaz.