Në Europë, Spanja prin me të infektuar me COVID-19, Italia me të vdekur

Italia edhe sot është përballur me një numër të madh të vdekjeve nga coronavirusi.

Sipas statistikave, vetëm sot në Itali janë regjistruar 610 raste të vdekjeve ndërsa në total numri i personave të vdekur nga ky virus është 18 mijë e 279.

Italia është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve me coronavirus ndërsa në vendin e parë renditet Spanja.

Në Itali janë infektuar gjithsej 143 mijë e 626 persona ndërsa në Spanjë 152 mijë e 446 persona.

Në Spanjë vetëm sot janë regjistruar 446 vdekje nga virusi COVID-19 ndërsa në total numri i të vdekurve është 15 mijë e 238.

Spanja ka edhe numrin më të madh të të shëruararv – 52 mijë e 165.

Gjermania është rënditur e treta sa i përket numrit të të prekurve me coronavirus. Raste të reja të regjistruara sot janë 961 persona. Në total në Gjermani 114 mijë e 257 persona janë infektuar me COVID-19.  Në këtë shtet sot nuk është regjistuar asnjë vdekje ndërsa numri total i pacientëve të vdekur arrin shifrën 2 mijë e 349.

Edhe Franca është përballur me vdekje të shumta nga coronavirusi. Gjithsej 10 mijë e 869 mijë persona nuk kanë arritur t’i shpëtojnë virusit COVID-19 ndërsa sot nuk ka vdekje të reja të regjistruara. Numri total i të prekurve me coronavirus në Francë është 112 mijë e 950 persona.

Gjithsej në botë janë regjistruar 1 milion e 569 mijë e 2 raste me të infektuar me coronavirus. Nga kjo shifër, vetëm sot janë regjistruar 51 mijë e 42 raste. Numri i të vdekurve nga coronavirus në tërë botën kap shifrën e 92 mijë e 109 personave. Numri i të shëruarve sipas statistikave është 345 mijë e 917.

Numrin e të infektuarve mund ta gjeni në këtë link.