Në emër të popullit me duar në xhepa

Të gjithë njerëzit në sallë u ngritën në këmbë për të pritur leximin e vendimit të Gjykatës së Gjilanit ndaj të akuzuarit Princvalentino Corleone.

Seriozitetin e situatës megjithatë e theu njëri nga gjyqtarët që e morën vendimin për ta liruar Corleonen nga akuza për planet e vendosjes së një bombe në një diskotekë të Gjilanit.

Veli Kryeziu, i cili është Gjyqtar në Gjykatën e Gjilanit në fotografinë e  siguruar nga KALLXO.com, duket se nuk i bën përshtypje shumë shpallja e vendimit, procedurë e cila komunikohet “në emër të popullit”.

Deri sa trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Naser Maliqi, ishte duke shpallur aktgjykimin, gjyqtari Kryeziu shihet me duar në xhepa

Kujtojmë se në këtë procedurë po akuzohej Princvalentino Carleone për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armë mbajtje pa leje

Vali Corleone sërish në gjyq për bombën e vendosur në diskotekën e Gjilanit