
Në dy ditët e ardhshme pritet përmirësim i motit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë përmirësim të motit.
Në njoftim thuhet se vranësirat do zëvendësohen me rreze dielli.
“Moti për dy ditë 09-10.10.2020. Pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm. Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për t`u zëvendësuar me rreze dielli”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas IHK temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve pritet të jetë mes 6-9 gradë celcius, kurse ajo maksimale nga 18-21 gradë celcius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.