Foto: Ilustrim
Në Drenas organizohet dasmë dhe gjuajnë me armë
26.6.2020 - 10:31
Megjithëse tubimet duke përfshirë dasmat ende nuk janë lejuar në nivel vendi, në Drenas një kolonë veturash është nisur për të marrë nuse.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë përgjatë kolonës sl dasmës, pasi pronari i së njëjtës ishte duke shkrepur me armë zjarri.
Pas kontrolliimit të veturës, pistoleta ishte konfiskuar ndërsa i dyshuari ishte shoqëruar për në Polici.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.