Në draftligjin për rroga nuk përfshihen doganierët

Nga DoganA e Kosovë nuk e kanë idenë se ku gjenden në ligjin për paga oficerët doganorë. PasI sipas tyre, pozita e oficerit doganor nuk është sistemuar në këtë draft. Ndonëse Dogana nuk ishte ftuar nga grupi punues, sipas tyre përmes letrave kanë kërkuar që të sistemohen edhe doganierët në draftligj.

Ali Vitia, kryesues i sindikatës të Doganë së Kosovë, në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se nuk ka asnjë pozicion që përmend oficerin doganor në tabelën e drafitligjit.

“Në draftligjin e ri, Doganën e Kosovë nuk e kanë ftu në grupe punuese, se sindikata njëherë nuk ka nëvojë me u kyç, por Dogana e Kosovës, përfaqësuesi ligjor i Doganës së Kosovë nuk ka qenë i ftuar. Në draft tabelë, nuk ka asnjë pozicion që thotë oficeri doganor i Kosovës. Domethanë e kanë harru doganën krejt”, tha Vitia.

Më tej Vitia shtoi se Dogana e Kosovës po kërkon të sistemohen edhe oficerët doganorë në këtë draftligj.

“Për këtë arsye, drejtori e Doganës ka shkëmby letra dhe ka kërkuar nga grupi punues që Dogana e Kosovës të ftohet në grup punues dhe të sistemohet oficeri doganor në bazë të meritave dhe herarkrisë për shkak se na rregullohemi me ligj të veçantë. Ligji mbi Doganën e Kosovës”, shtoi ai.

Lidhur me ligjin e vjetër, Aliu thotë se kishin pas ankesa në draftin fillestarë pastaj e kanë rregulluar, para se ligji të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ankesat kishin të bënin me statusin e oficerit doganor dhe dallimeve teknike për arsye se doganierët nuk janë staf civil, por shërbyes publik të uniformuar.

Aliu tregon si e kishin koeficientin Doganierët me ligjin e vjetër.

“Koeficienti drejtori gjeneral u kanë me drejtorin e policisë, ndërsa ai më i ulët u kanë koificienti kadetit 2. Drjetori i Doganës mos gabofsha 7 e ka pas”, tha Aliu.

Lidhur me ligjin e ri që është duke u punuar tashmë, sipas Vitisë është problem i madh se këtu koeficientet janë 1 deri 20, së dyti nuk i dihet vlera e koeficientit.

Sipas tij, për këtë arsye na kanë pas reagime për shkak se janë në bisedime me Qeverinë.

“Edhe Dogana e Kosovës edhe Sindikata jemi që së pari të na pozicionojnë si officer doganor pastaj nëse jemi na të pakënaqur na reagojmë edhe nëpërmjet mediave edhe këtu”, tha Aliu.