Foto: Facebook/ Dritan Abazoviç.

Në ditën e tij të parë të punës, kryeministri Abazoviq pret në takim delegacionin amerikan

Në ditën e para të punës së tij si kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka takuar zyrtarët të lartë amerikanë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviç ka bërë se ka zhvilluar një takim me Karen Donfried dhe Gabriel Escobar.

Abazoviç ka shkruar se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për forcimin e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë partneritetin. Fokusi ynë është sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. I nderuar me vizitën e Karen Donfried, zyrtaren e lartë amerikane dhe ekipin e saj gjatë ditës së parë të punës së kabinetit tim, të cilët i mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm Ranko Krivokapiç”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Dritan Abazoviq është zgjedhur të enjten kryeministër i Malit të Zi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së Abazoviçit, votuan 45 deputetë të mazhorancës së re.