Në ditën e parë të punës, ministri Abdixhiku jep urdhra

Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të parë të punës ka dhënë urdhra.

Pas reshjeve të shiut dhe të borës sonte, ministri Abdixhiku ka njoftuar se ka urdhëruar të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte gjatë gjithë natës në terren.

Lumir Abdixhiku është emëruar ministër në Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, e cila u votua dje në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Abdixhiku ka pranuar të martën zyrtarisht detyrën e ministrit.

Kosova është përfshirë sot nga një mot me erëra të forta, shi të dendur e në mbrëmje edhe me reshje të mëdha të borës.

Ky është postimi i ministrit Abdixhiku:

Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren.