Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, gazetari britanik Vaughan Smith shpallet “Qytetar Nderi” i kryeqytetit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
Rama në Facebook ka thënë se në këtë ditë Prishtina ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ të kryeqytetit gazetarin e njohur britanik Vaughan Smith.
“Në këtë ditë, 23 vite më parë, Prishtinës iu kthye shpresa, shpërblimi i brezave dhe sakrificave shumëvjeçare për më të shtrenjtën liri! Po në këtë seancë, për të nderuar kontributin e pashoq dhe dëshirën e guximin e tij për të tregu të vërtetën, gazetarin e njohur britanik Vaughan Smith, i cili i dha botës dëshmitë e para filmike të luftës së pamëshirshme që po ndodhte në vendin tonë, e shpallëm “Qytetar Nderi” të Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama.
Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka mbajtur seancë solemne për shënimin e kësaj dite.