Në cilin qytet të Kosovës u përzunë nga kafeneja pjesëtarë të komunitetit ashkali?

Sonte në pjesën e dytë të emisionit “Jeta në Kosovë” u debatua rreth asaj se a ka racizëm në Kosovë.

Lorenta Kadriu, aktiviste e të drejtave të njeriut për komunitetet në Kosovë, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka bërë të ditur se ka pasur raste kur është përzënë nga kafeneja për shkak se ka qenë më shoqet e saj që janë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

“Në Fushë-Kosovë ka raste që edhe të kanë përzënë prej kafeve, jo vetëm në Fushë-Kosovë. Raportimet kanë ndodhë i kemi thirrë policinë, edhe agjencionin e bizneseve se mu po m’qet prej kafes, kafja thatë sepse jemi konë një grup i të rinjve të përzier nga ngjyra edhe po m’thu që nuk ka hapësirë”, ka shtuar Kadriu.

“Ka qenë një kafe shume e frekuentume prej neve si të ri, dhe tanë kohën kemi shku aty. I ka ma shumë së një apo dy vjet”, ka shtuar ajo.