(Arkiv) Foto: KALLXO.com

Në cilën ditë pritet të ulen temperaturat në Kosovë?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se mot i ngjashëm, i nxehtë e me temperatura të larta, do të mbretërojë deri të enjten, kur parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit, përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.