Grafika: Komisioni Qendror Zgjedhor

Në cilat qendra të votimeve jashtë vendit do të mund të votojnë mërgimtarët kosovarë?

Gjermania prinë me gjashtë qendra të votimit në të cilat mërgimtarët, më 8 shkurt 2025, do të mund të hedhin në kuti votën e tyre për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Qendrat e votimit në Gjermani janë në konsullatat në Duseldorf, Mynhen, Hamburg, Shtuttgart dhe Frankfurt dhe në ambasadën në Berlin, me nga 2 mijë votues për secilën.

Shteti i dytë për nga numri i madh i qendrave të votimit është SHBA me tri qendra të votimit, përkatësisht në New York, Washington dhe në Iowa, e para me 2 mijë votues dhe dy të fundit me nga 1 mijë.

Njësoj si në SHBA do të jetë në përfaqësitë diplomatike në Zvicër, ku në ambasadën në Bern kanë të drejtë vote 1 mijë qytetarë, në konsullatën në Gjenevë 1 mijë dhe në Cyrih 2 mijë.

Në Turqi do të votohet në Stamboll dhe në Ankara. Në të dyja nga 1 mijë mërgimtarë kanë të drejtë vote. Ndërkaq në Itali, do të votohet në amabasadën në Romë dhe në konsullatën në Milano me nga 1 mijë për secilën. Njëjtë do të votohet edhe në Francë.  1 mijë në ambasadën në Paris dhe me 1 mijë në konsullatën në Strasburg.

Edhe në Kanada, do të votohet në dy qendra të votimit, në ambasadën në Ottaëa dhe në konsullatën në Toronto.

Grafika: Komisioni Qendror Zgjedhor
Grafika: Komisioni Qendror Zgjedhor

Për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, në diasporë do të votohet një ditë mër përpara, më 8 shkurt 2025.

Procesi zgjedhor do të nisë nga ora ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.

Në vendet tjera do të votohet nw nga një qendër të votimit.

Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmban: 2,047,148 votues, shtetas të Kosovës.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt 2025 është 209,878, u njoftua në mbledhje.

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.