Në Çagllavicë diskutohet për Ligjin e KPM-së - 'Rregullim apo kërcënim për lirinë e medias?'

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë është mbajtur debat publik me temën “Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave: Rregullim apo kërcënim për lirinë e medias?”

Pjesëmarrës në këtë diskutim kanë qenë kryetari i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë – Xhemajl Rexha, Ivana Vanovac, kryetare e Unioni i Mediave Serbe (UNS) dhe Ardita Zjenullahu nga Ascociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK).

Sipas Vanovac, ky ligj nuk është i mirë për asnjë medium që planifikon të punojë drejt.

“Kur flasim për media tona, unë kam paraqitur disa pika me të cilat me të vërtetë kemi vështirësi, një nga të parat është liria e mediave” – tha ajo duke shtuar se tashmë me ligj duhet edhe një lloj aprovimi nga KPM për publikim të video-materialeve.

Për mediat në gjuhën serbe në Kosovë, kryetarja e UNS tha se problem është edhe gjuha dhe kuptimi i termeve në ligj, duke thënë se iu duhen sqarime shtesë.

Vanovac tutje shtoi se frikësohet se duke u përdorur ky ligj, mund të sjellë edhe “zhdukjen e mediave serbe në Kosovë.”

Në anën tjetër sipas Zejnullahut, është fat i mirë që opozita e ka dërguar këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese.

Ajo tha se me këtë ligj është ulur niveli i kualiteti i tij, duke shtuar se draft-ligji  i kaluar ka qenë më kualitativ se ky i fundit.

Madje e njëjta shtoi se edhe pjesa e sanksioneve është problem, pasi sipas saj nëse ndonjë portal dënohet me 40 mijë euro borgj, i bie të jetë edhe mbyllja e tyre.

“KPM në të ardhmën do të ketë edhe konfuzion se çka duhet të rregullojë e çka jo” – tha Zejnullahu.

Edhe kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha tha se ka paqartësi në vetë qëllimin e ligjit. Rexha theksoi se ky ligj shihet si një përpjekje e Qeverisë së Kosovës për të kontrolluar mediat.

Kryetari i AGK-së tutje tha se problematike është pjesa e shkakrimit të pjesëtarëve të KPM-së nëse humbet besimi.

“Kush e cakton atë besim, çka quajm besim, çka duhet të bëjmë për të humbur besimin” – tha Rexha.

Kryetari i Asociacionit tha se i kanë bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të reaguar për këtë çështje, por sipas Rexhes deri më tani nuk është thënë asnjë fjalë.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Projektligjin e Komisionit të Pavarur për Media me 59 vota për.

Ndërsa Zyra e BE-së në Kosovë, në një komunikatë për media më 26.06.2024, i ka bërë thirrje Kuvendit që të rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për të siguruar që këto projektligje të përmbushin standardet perëndimore.

Zyra e BE-së në Kosovë: Shprehim keqardhje që nuk u morën parasysh komentet tona për tri ligje