Në burgun e Smrekonicës gjenden armë të ftohta, telefona e kuti me tableta - FOTO

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se gjatë një bastisje në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë gjatë ditës së djeshme janë gjetur 20 bisqe, telefona, kabllo, tableta e skallpera.

“Me datë 22.10.2021, në QK Smrekonicë gjatë një bastisje nga persona përgjegjës nga Drejtoria Qendrore janë gjetur; 7 telefona, 11 karikues për telefona, 3 USB, 4 kufje, 4 kabllo të adapterave, 1 mbushës baterie telefoni, 20 brisqe të vegjël, 2 kutia me tableta dhe 2 skalpera”, ka bërë të ditur Sallahu.

Tutje ai potencoi se në të njëjtën ditë, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është gjetur një sasi e lëndëve narkotike.

Zëvendësministri potencoi se do të merren masa ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësendeve të rrezikshme në Qendrat Korrektuese në  Smerkonicë dhe Dubravë.

“Kontrabanda do të luftohet pamëshirshëm në qendrat korrektuese, sikurse do të merren masa edhe ndaj atyre që kanë ndihmuar në futjen e këtyre gjësendeve të palejueshme dhe të rrezikshme në QK Smerkonicë dhe Dubravë”, shtoi Sallahu.