Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi (majtas) i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq./Grafika:REL

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë - Serbi, takohen Bislimi e Petkoviq

Në Bruksel sot pritet të vazhdojnë diskutimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, me ç’ rast do të tahohen kryenegociatorët Besnik Bilimi dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, ky takim do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

“Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”- është bërë e ditur në komunikatë.

Të enjten, emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar në Kosovë ku ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, përfaqësuesit e shoqërisë civile në veri si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai në një konferencë për media ka njoftuar se të hënën do të takohet me kryenegociatorët nga Kosova, Besnik Bislimin, dhe nga Serbia, Petar Petkoviqin.

“Do të takohem me kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel, pra kjo është shumë e rëndësishme që të kemi qartësi në atë se si të vazhdojmë, kemi marrëveshjen, kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapave” – shtoi ai.

Takimi i sotëm, është i pari që i kryenegociatorëve që pas takimit në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj 2023.

Në atë takim, palët miratuan deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë si dhe u bë prezantimi i draftit të parë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel ishin dakorduar për marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve që në publik njihej si “plani franko-gjerman”, përderisa më 18 mars në Ohër, u dakorduan edhe për aneksin e zbatimit të saj.

Përmbajtja e planit franko-gjerman

BE publikon aneksin e zbatimit të marrëveshjes