FOTO: Policia e Kosovës.

Në brezin kufitar në veri të Kosovës pengohet kontrabandimi i vajrave motorike

Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar në veri të Kosovës ka ndaluar sot një automjet furgon pa targa, të cilin e voziste i dyshuari me inicialet M.K.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 104 pako me vaj motorik, katër fellne Mercedes AMG dhe gjashtë goma të veturës.

“Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – është thënë në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.

FOTO: Policia e Kosovës.
FOTO: Policia e Kosovës.
FOTO: Policia e Kosovës.