Foto:Kallxo.com

Në 31 vjetorin e LDK-së, hapet ekspozita ‘Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999’

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marrë sot pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999’.

Ekspozita është hapur në  Muzeun e Pavarësisë, “Dr. Ibrahim Rugova”.

Përmes kësaj ekspozite, e cila është hapur edhe në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së, prezantohen fotografi me shkrime, foto e dëshmi faktike gjatë kohës së rezistencës paqësore të viteve 1989-19999, të drejtuar nga ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Foto: Kallxo.com

Ekspozita është kuruar nga Shkumbin Brestovci, ndërsa përmban shkrime të ndryshme të gazetave, fotografi, e dëshmi tjetra të atyre zhvillimeve që kanë karakterizuar rezistencën paqësore, dhunë e ushtruar nga forcat serbe, vrasjet, dëbimet e deri te lufta çlirimtare.

Kryeministri Hoti deklaroi gjatë kësaj vizite se kjo ekspozitë përmbledhë ngjarje me rëndësi për historinë e Kosovës, dhe ngjarjet që karakterizuan zhvillimet qedekadës e fundit të shekullit të kaluar.

“Kjo është një ekspozite e jashtë zakonshme e cila për 10 minuar të pasqyron gjithë histerikun e popullit të Kosovës, gjatë asaj periudhe”.

Ndërsa ministrja Vlora Dumsohi ka thënë se ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999’prezanton një rrugëtim të historisë sonë dhe përpjekjet e intelektualëve tanë të saja kohe për çlirimin e vendit.

“Hapja e kësaj ekspozite në këtë përvjetor ka edhe një rëndësi historike, ftojë qytetarët të cilët  duhet të vijën që të shohin edhe kontributi e tyre gjatë atyre procese”, ka thënë Dumoshi.

Shkumbin Brestovci, kuratori i ekspozitës, ka thënë se ekspozita është realizuar duke u mbështetur në dëshmi faktike të asaj kohë.

“Dy momentet më interesante të historisë shqiptare që nuk kanë nevojë për zbukurime janë, historia e rezistencës së Skënderbeut dhe historia e rezistencës së Ibrahim Rugovës”, ka thënë ai.

Foto: Kallxo.com